HOME

INON INVESTMENTS

Stili i jetës që meritoni!

Funksionaliteti dhe përsosmëria e kushteve të jetesës janë koncepti kryesor i kompanisë sonë. Orientimi i godinës sonë u mundëson banorëve ndriçim natyror pothuajse gjatë gjithë ditës, prandaj jeta në kompleksin tonë do të jetë dhurata më e mirë që mund t’i bëni familjes suaj.

Historiku?

“INON Investments” u themelua në vitin 2014. Që nga fillimi kishim qëllime të qarta për të ardhmen, krijimin e një standardi të ri në industrinë e ndërtimit në Kosovë. Sot “INON Investments” ka ndërtuar objektin e parë afaristo – banesor në qendër të Prishtinës, në pjesën më atraktive të kryeqytetit. Idetë tona inovative që kishim në fillim të këtij rrugëtimi: ndërtimin cilësor, stilin unik, jetesën e sigurtë dhe të qetë, tashmë i kemi jetësuar në objektin tonë të parë. Klientëve tanë ua mundësuam të përjetojnë një jetë ndryshe nga qytetarët e tjerë të Prishtinës. Krenaria jonë është rehatia e klientëve, andaj dëshmitarë për punën tonë janë vet klientët tanë. Ne jemi duke i dhënë formë kompleksit “INON ” edhe me ndertimet e tjera. Tashmë kemi nisur një sfidë të re me objektin e dytë të “InOn Investments”. Banorët në këtë objekt do të jenë të privilegjuarit e Prishtinës, lagjja do të ketë ndërtesën më elegante në Prishtinë e “INON Investments” do të mburret me projektin unikat në kryeqytet.