Kompleksi INON 3
INON 3 – Projekti i ri që sjell një standard të ri të jetesës në Prishtinë.
I pozicionuar në Rrugën A, përballë QKUK-së, INON 3 është një kompleks banesor modern i projektuar me arkitekturë bashkëkohore, planimetri funksionale dhe ambiente të brendshme të dizajnuara me kujdes.
Në qendër të Prishtinës.
Lokacioni i ngastrave ndërtimore gjendet pranë parkut të qytetit me katër hektar bimë dekorative shumë vjecare, pisha e gështenja të egra. Përveç gjelbërimit që ofron qyteti, në kompleksin më ekskluziv në Prishtinë do të keni edhe hapësira të mjaftueshme me gjelbërim falë oborreve të brendshme të hapura ndërmjet objekteve të cilat do të ofrojnë mundësi të zgjedhjes së hapësirave për gjelbërim, për lojërat e fëmijëve e terrenet sportive. Duke pasë familjen frymëzim ne synojmë që të transformojmë jetën e familjeve që zgjedhin të jetojnë në kompleksin tonë.

