PER NE

Pse duhet të na zgjedhni ne?

Funksionaliteti dhe përsosmëria e kushteve të jetesës janë koncepti kryesor i kompanisë sonë. Orientimi i godinës sonë u mundëson banorëve ndriçim natyror pothuajse gjatë gjithë ditës, prandaj jeta në kompleksin tonë do të jetë dhurata më e mirë që mund t’i bëni familjes suaj.

“Lokacioni i ngastrave ndërtimore gjendet pranë parkut të qytetit me katër hektar bimë dekorative shumë vjecare, pisha e gështenja të egra. Përveç gjelbërimit që ofron qyteti, në kompleksin më ekskluziv në Prishtinë do të keni edhe hapësira të mjaftueshme me gjelbërim falë oborreve të brendshme të hapura ndërmjet objekteve të cilat do të ofrojnë mundësi të zgjedhjes së hapësirave për gjelbërim, për lojërat e fëmijëve e terrenet sportive. Duke pasë familjen frymëzim ne synojmë që të transformojmë jetën e familjeve që zgjedhin të jetojnë në kompleksin tonë.”

MATERIALET DHE

TEKNIKAT E NDËRTIMIT

Është e rëndësishme të zgjidhen materialet më të mira për ndërtimin e një banese, në mënyrë që të keni një qëndrueshmëri të gjatë dhe një cilësi të lartë të jetesës.

NDËRTIMI

- Arkitekturë e stilit klasik Barok.
- Konstruksion beton-arme mbi 8.5 shkallë të Rihterit.
- Konstruksion në mes të kateve me izolim termik dhe akustik.
- Muratim perimetrik me blloka t=25cm.
- Ndarja e banesave me izolim akustik.
- Suvatim me glet dhe ngjyrosje të bardhë.
- Dysheme me parket.
- Dritare me xham standard me tri shtresa 88-100 mm.
- Dyer të hyrjes të blinduara.
- Roleta me fleta alumini termik.
- Fasadë e stilit Barok me izolim termik 12cm.
- Sistemi Geberit i ujit, kanalizimit dhe ujërave të shiut.

INFRASTRUKTURA

- Sistemi modular i energjisë elektrike.
- Banjo të kompletuar me qeramikë dhe sanitari.
- 24 orë ujë dhe energji elektrike përmes sistemit të rezervuarit të ujit dhe gjeneratorit elektrik.
- Sistemi i ngrohjes nën dysheme.
- Parkingje të hapura dhe të mbyllura.
- Dy ashensorë në një kat.
- Shkallët e veçanta emergjente kundër zjarrit.
- Hapësira gjelbëruese dhe kënd të lojrave për femijë.
- Furnizimi me ngrohje të qytetit.
- Monitorim i kamerave 24/7.
- Detektor të tymit dhe zjarrit.
- Smart home.
INON INVESTMENT

Stili i jetës që meritoni!

Krenaria jonë është rehatia e klientëve, andaj dëshmitarë për punën tonë janë vet klientët tanë. Ne jemi duke i dhënë formë kompleksit “INON ” edhe me ndertimet e tjera.

“INON Investments” u themelua në vitin 2014. Që nga fillimi kishim qëllime të qarta për të ardhmen, krijimin e një standardi të ri në industrinë e ndërtimit në Kosovë.

Kompleksi INON 1:
– Objekti A: 2B+S+P+11
– Objekti B: 2B+S+P+14
– Objekti C: 4B+P+1
– Objekti D: 4B+P+12

Kompleksi INON 2:
– Objekti A: 3B+P+14